DYLON

Vetëvendosje: Dënojmë ashpër intervenimin e dhunshëm ndaj veteranëve

Avatar photo Redaksia

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, që po protestonin në magjistralen Prishtinë – Han i Elezit. Moskujdesi i shtetit të Kosovës ndaj veteranëve të luftës, dhe margjinalizimi i tyre tash po shfaqet edhe përmes shtypjes konkrete të tyre duke i sulmuar dhunshëm me polici, pra në vetmen gjuhë që e di kjo qeveri kur përballet me pakënaqësi qytetare. Në të njëjtën kohë kur zyrtarët qeveritar, duke u thirrur në emër të UÇK-së po e gllabërojnë secilën pasuri publike për vete, e kanë rritur brutalitetin ndaj pikërisht atyre ushtarëve të UÇK-së që po angazhohen e të gjithë ushtarëve dhe vlerave të luftës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet kërkesat e drejta të veteranëve. Qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë dhe shumë arsye që të protestojnë kundër kësaj nëpërkëmbje të vazhdueshme të qytetarëve dhe degradimit të shtetit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.