DYLON

Vetëvendosje: Deklarata e Jabllanoviçit tregon qëndrimin real të tyre

Avatar photo Redaksia

Deklarata e ish ministrit për Komunitet dhe kthim Alenksandër Jabllanoviç se ai dhe lista serbe ka hyrë në institucionet e Kosovës është bërë për interesa të Serbisë, nga lëvizja Vetëvendosje është vlerësuar si deklaratë e strukturave të Serbisë, duke hedhur poshtë çdo pretendim të përfaqësuesve të Kosovës se lista serbe në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës, mbron interesat e serbëve të Kosovës.

“Ne kemi thënë me kohë se Lista Serbe është ish strukturë paralele e Serbisë, e cila u legjitimua nga Qeveria e Kosovës me marrëveshjen në Bruksel. Siç po shihet edhe nga deklarata e Jabllanoviqit, struktura e Serbisë mbetet strukturë e Serbisë, qoftë ajo legale apo ilegale” tha për Bota Sot, Erzen Vraniqi, zëdhënës i lëvizjes Vetëvendosje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.