DYLON

Vetëvendosje: Defunksionalizimi i Qeverisë Mustafa e shpëton Kosovën

Avatar photo Redaksia

Sot rreth orës 11:20, dhjetëra vetura të Qeverisë së Kosovës u defunksionalizuan nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, duke ua shfryrë gomat. Policia e Kosovës intervenoi me njësitet e saj speciale duke rrahur, lënduar dhe arrestuar aktivistët. Disa nga aktivistët e arrestuar janë: Gëzon Kastrati, Alban Makolli, Erden Atiq, Imer Feja, Uran Hasani, Teuta Hasani, Muhamet Bytyqi, Fatos Sahiti, Kastriot Gërbeshi, Gurjeta Zeka, etj. Disa nga aktivistët e lënduar janë Albana Gashi, Etleva Malushaj, Margaritë Hajrizi, Valon Simnica etj., thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.

Këta pushtetarë duan ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës. Përballë kësaj situate nuk mbetet tjetër veç angazhimit për ta ndaluar këtë.

EkoHigjiena

Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë qeveri, Mustafa po e përdor për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës. Mustafa e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të “Zajednicës”. Edhe policia e gjyqësia janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vije puna t’i arrestojnë dhe dënojnë kundërshtarët e këtij projekti.

Kosova po rrezikohet nga funksionimi i kësaj qeverie. Këto rreziqe katastrofike ne na bëjnë të lëvizim. “Zajednica” duhet të ndalohet. E meqë Isa Mustafa e ka lidhur aq pazgjidhshëm qeverinë e tij me këtë projekt të ndarjes etnike të vendit, atëherë e vetmja mënyrë për ta ndalur “Zajednicën” është defunksionalizimi i Qeverisë Mustafa. Vetëm kështu shpëton Kosova, thueht në njoftimin e kësaj Lëvizjes Vetëvendosje.




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.