DYLON

Vetëvendosje Çdo ditë nga ora 16:00 Bjeri borisë – Kundër Qeverisë

Avatar photo Redaksia

Rrugët e Prishtinës që janë në afërsi të Qeverisë kanë jehuar për rreth gjysmë ore prej borive të veturave të qytetarëve. Kjo u bë në formë të shprehjes së pakënaqësisë me Qeverinë aktuale. Ky aktivitet i cili ishte paralajmëruar dy ditë më herët nëpër rrjetet sociale dhe të cilit iu përgjigjën shumë qytetarë, do të zhvillohet ditët në vijim edhe në qytete të tjera. Aktivistët e Opozitës së bashkuar kanë zbuluar edhe një baner në të cilin shkruan slogani i këtij aktiviteti “Bjeri borisë – kundër Qeverisë”.

“Kësaj radhe, përmes fishkëllimës së borisë, qytetarët do të shtojnë presionin ndaj kësaj Qeverie, e cila po bëhet sikur nuk po dëgjon e nuk po e sheh vendosmërinë tonë kundër marrëveshjeve që i ka nënshkruar në dëm të vendit. Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër, përmes arrogancës së treguar, po injorojnë vullnetin, tashmë të shprehur të qytetarëve, të cilët i kanë dalë në mbrojtje Republikës”, ka thënë Teutë Rrusta nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

EkoHigjiena

Qytetari i Kosovës më nuk ankohet, por angazhohet. Endrit Hoxha nga Nisma për Kosovën tha se aksionet e format e ndryshme do të vazhdojnë. “Ne jemi duke u mobilizuar për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit e cila do të jetë masive dhe paqësore”, shtoi ai.

“Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent karshi kësaj Qeverie të papërgjegjshme e antikushtetuese, andaj po mobilozohemi që ta kundërshtojmë deri në rrëzimin e saj”, ka thënë Fatmir Ahmetaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Manifestimet e shumta, aksionet dhe aktivitetet e ndryshme, protesta gjithëpopullore janë dëshmi që kjo qeveri antikushtetuese duhet të bjerë.

Ky aktivitet do të vazhdojë çdo ditë deri më 17 shkrurt nga ora 16:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.