DYLON

Vetëvendosje: Bresalci u bashkua në karvanin e ndryshimit

Vetëvendosje: Bresalci u bashkua në karvanin e ndryshimit
Avatar photo Redaksia

Salla e mbushur plot në Bresalc me banorë, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm se e konfirmoi se ky fshat është bashkuar në karvanin e ndryshimit.

Glauk Konjufca, ish shefi i deputetëve të Lëvizjes në Parlamentin e Republikës, bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, folën para të pranishmëve për programin qeverisës prej arsimit te shëndetësia, nga sundimi i ligjit te zhvillimi ekonomik, nga ndalja e hajnisë deri te hapja e vendeve të reja të punës.

Bresalci ashtu si e gjithë Kosova janë të bindur se është qenësore që të ndryshoj qeverisja e Republikës, e ndryshimin i’a besojnë vetëm një qeverie që për kryeministër ka Albin Kurtin, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.