DYLON

Vetëvendosje: Bresalci dhe Pogragja me zemër me Albin Kurtin

Vetëvendosje: Bresalci dhe Pogragja me zemër me Albin Kurtin
Avatar photo Redaksia

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit kanë takuar banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës.

Ai paraqiti para të pranishmëve programin politik e ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti e paraqiti subjektin e tij politik si sinonim i ndryshimit dhe zhvillimit të vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje është infrastrukturë publike për të gjithë ata që dëshirojnë ndryshim. Nuk jemi super strukturë që i vendoset sipër popullit, por infrastrukturë që i shërben e kujdeset për mirëqenien e popullit” Në proogramin ekonomik të Alternativës qeverisëse të Kurtit parashihet krijimi i një fondi sovran dhe një banke zhvillimore, që për qëllim ka zhvillimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Arsyeja kryesore pse Lëvizja Vetëvendosje duhet, e do të fitoj, është orientimi dhe programi i saj. Vetëvendosje në aspektin ekonomik dëshiron që të formoj një fond sovran të Republikës së Kosovës i cili do të jetë aksionari kryesor në industrinë e vendit. Mbështet prodhuesin vendor, zëvendëson importet dhe rritë eksportin. Paralelisht më këto edhe një bankë zhvillimore që i zbret kamatat e larta të bankave aktuale dhe me kredi të buta e afatgjate e ndihmon zgjerimin e ekonomisë industriale”

EkoHigjiena

Kurti ndër të tjerash u zotua se me qeverisjen e tij pagat e zyrtarëve shtetëror nuk do të jenë me shifra të larta. “Paga e zyrtarëve të lartë shtetëror nuk do të jetë më shumë se trefishi i pagës mesatare në vend. Pra, nëse zyrtarët shtetëror dëshirojnë t’i rrisin pagat e tyre, ata në fillim duhet të bëjnë të mundur rritjen e pagës mesatare në vend, njëkohësisht i’u rriten edhe paga e tyre”, ka thënë Kurti në keto takime me banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës.

Gjithashtu në keto takime janë paraqitur edhe disa nga kandidatët e LVV nga Gjilani, duke elobaruar dhe sqaruar progrmain e LVV nëprë fusha te ckatuara përkatëse.

Ajo që vlen të theksohet në keto dy takime, si në Bresalc, por edhe në Pogragjë interesimi ishte tejet i madh për të degjuar kryeminsitrinë e ardhshëm Albin Kurtin, ndonëse dihet se tahsmë jemi në ditën e dytë të ramazanit, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvnedosje.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.