DYLON

Vetëvendosje: Arrestohet edhe një aktivist

Avatar photo Redaksia

Vetëvendosje përmes një reagimi ka bërë të ditur se policia arrestoi aktivistin Shkëlqim Morina, tek po shkonte në punën e tij. Edhe një kidnapim i ri i aktivistëve të Vetëvendosjes të cilëve Policia asnjëherë nuk ju tregon se pse po arrestohen dhe ku po i dërgojnë, thuhet tutje.

“Kjo sjellje e pushtetit është e patolerueshme. Isa Mustafa është në krizë të legjitimitetit për shkak të vendimeve jopopullore të tij. Këtë krizë ai po mundohet ta zgjidhë përmes dhunës policore. Por shndërrimi i vendit në shtet policor vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e pushtetit”, përfundon reagim i Vetëvendosjes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.