Vetëvendosje: Arrestohen aktivistët Durim Elshani dhe Veron Hasani
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të saj, Veron Hasanin dhe Durim Elshanin. Këto veprime të policisë janë të qëllimta, ato synojnë të provokojnë situatën në mënyrë që të sabotohet manifestimi madhështor e paqësor që do të mbahet më 28 nëntor kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.
Policia e Kosovës fatkeqësisht është duke u përdorur si një mjet për të kufizuar të drejtat e opozitës dhe të qytetarëve për të protestuar e për t’u angazhuar, si dhe për të shprehur lirisht bindjet e tyre politike.
Policia e Kosovës, e përbërë edhe prej atyre djemve e vajzave që luftuan për liri, për ta larguar Serbinë nga Kosova, sot po përdoret për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, prej një pushteti të korruptuar e të padrejtë. Policia po vepron në mënyrë jo-transparente, duke arrestuar pa fletë-arrest, duke mos bërë me dije se si po trajtohen të arrestuarit apo cilët janë ata.
I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndalë së përndjekuri aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të opozitës.
Padrejtësisë nuk do t’i dorëzohemi! Lironi aktivistët!“Zajednica” nuk kalon!, përfundn reagimi i Lëvizjes Vetëvnedosje.
