DYLON

Vetëvendosje: Arrest shtëpiak për Aida Dërgutin dhe Glauk Konjufcën

Avatar photo Redaksia

Deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aida Dërgutit dhe Glauk Konjufcës iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri më 14 janar 2016. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes sistemit të drejtësisë që e ka kapur, po tenton ta ndalë opozitën duke përndjekur, rrahur, arrestuar e dënuar deputetët dhe aktivistët opozitarë, thueht në reagimin e Vetëvendosjes.

Tash edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë që janë shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për “Zajednicën”. Kjo veçse ia shton legjitimitetin secilit aktivitet të deritashëm opozitar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shkelëse e Kushtetutës duhet të largohet menjëherë.

EkoHigjiena

Vala e protestave që nis në janar do ta detyrojë Qeverinë të largohet, nëse nuk jep dorëheqje paraprakisht., përfundon reagimi i Vetëvnedosjes

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.