Ne vazhdën e aktiviteteve të shumta që po i mban Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan sot është realizuar një ecje në Lagjën “Arbëria” për të takuar e diskutuar qytetarë të kësaj lagje.
Arbëria na priti krahëhapur, për ta vërtetuar edhe një herë se ndryshimi i qeverisjes nuk është veç i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm. Erdhi koha për qeverisjen që e duam, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.