Veterani i UÇK-së, Bajram Azemi, pensionohet pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Azemi, është pensionuar sot, duke i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.
Për shumë vite, Bajram Azemi ka punuar në Qendrën e Emergjencave 112, ku me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ka qenë në shërbim të qytetarëve në situata emergjente, duke fituar respektin e kolegëve dhe të shoqerisë.
Kontributi i tij për vendin nis shumë më herët. Qysh para luftës, ai ishte ndër veprimtarët e angazhuar në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci, duke dhënë një kontribut të çmuar në organizimet patriotike. Gjatë luftës çlirimtare, Bajram Azemi iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë edhe kontributin e tij si veteran i UÇK-së në rrugën drejt lirisë së vendit.
Pensionimi i tij shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës profesionale, por jo të vlerave dhe shembullit që ka lënë pas. Me punën, përkushtimin dhe integritetin e tij, Bajram Azemi mbetet një figurë e respektuar, si për kontributin në çështjen kombëtare, ashtu edhe për shërbimin shumëvjeçar në institucionet publike.
I urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe pension të mbarë.
