DYLON

Veteranët: Situata del nga kontrolli po u krijua Tribunali

Avatar photo Redaksia

Këshilli drejtues i OVLUÇK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të dërgojë Projektligjin për veteranët e luftës për miratim në Kuvend, si dhe kërkuan nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së në një takim në Prishtinë.

EkoHigjiena

“OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Çdo tribunal që do funksionojë jashtë gjyqësorit të Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe denigrues për Shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se duke pasur parasysh që kanë kërkuar vazhdimisht që të hiqet mandati ekzekutiv i EULEX-it sa i përket luftës së UÇK-së, krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat nuk do të marrim përgjegjësi.

“Nëse ndonjë individ ka shkelur rregullat e luftës, atëherë me të duhet të merren gjykatat vendore”, thuhet në komunikatë.

OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkëluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.