(2LONLINE) – Organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit të komunës së Vitisë, është mbajtur një takim në shënim të 7 Marsit Ditës së Mësuesit. Në këtë takim ishte I pranishëm edhe kryetari I komunës Sokol Haliti I cili ndër tjerash ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e veteranëve të arsimit në dekada, duke I qëndruar të palëkundur furtunave të egra për shuarjen e arsimit shqip.
“Ju kemi borxh juve sepse ju meritoni të quheni hero të arsimit shqip. Unë ju them me përgjegjësi të plotë se do të angazhohem të ju mbështes që ti qojmë proceset dhe vazhdimësi e punës suaj të shenjtë. Si rezultat I punës suaj, ne sot jemi këtu ku jemi, andaj përkrahja e institucioneve komunale, do të jetë e padiskutueshme”, u shpreh kryetari Haliti. Veteranët e arsimit të komunës së Vitisë e kanë shfrytëzuar këtë takim edhe për Kuvend pune duke parashtruar për shqyrtim një Rregullore që përcakton kriteret e përzgjedhjes së Veteranëve të arsimit dhe ndarjen e mirënjohjeve për ta. Po ashtu u diskutua edhe për anëtarësinë e shoqatës e cila deri më tani ishte 10 euro kurse nga sot ajo do të jetë 5 euro. /2lonline/