Vetëm të shtunën policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 955 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 62 aksidente trafiku, prej të cilave, 28 me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 17 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
