DYLON

Vetëm të premten policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba

Vetëm të premten policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 314 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 48 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 14 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/