Vetëm të enjten shqiptohen mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 526 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 42 aksidente trafiku, prej të cilave, 17 me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 18 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
