Vetëm të enjten mbi 2 mijë e 500 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 521 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 53 aksidente, 18 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
