Vetëm të dielën policia ka shqiptuar mbi 2 mijë tiketa gjobitëse
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2008 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 58 aksidente trafiku, prej të cilave, 21 me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 23 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në ndalim policor. /2LONLINE/
