DYLON

Vetëm edhe një hap deri te finalja e madhe, KV Drita (M) fton tifozët t’i mbështesin djelmoshat “bardh e kaltër”

Vetëm edhe një hap deri te finalja e madhe, KV Drita (M) fton tifozët t’i mbështesin djelmoshat “bardh e kaltër”
Avatar photo Redaksia

Emocione të papërshkueshme pritet të sjellin ndeshjet e gjysmëfinales në volejboll për meshkuj, e për sportdashësit gjilanas natyrisht në fokus do të jetë ndeshja që do ta zhvillojë skuadra gjilanase, KV Drita.

Pra, sonte, më 19 prill 2025, në ora 20:00, në Palestrën e qytetit në Kamenicë, KV Drita (M) do të jetë nikoqire e Skënderbeut, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Pas fitores në ndeshjen e parë, KV Drita, synon fitore sërish edhe në gjysmëfinalen e dytë, për ta prekur finalen e “Play Off 2025” në volejbollin e meshkujve.

Drejtuesit e klubit gjilanas thonë se sonte fitorja nuk ka alternativë që djelmoshat bardh e kaltër të kalojnë në finalen e madhe.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës të jenë prezent në përkrahje të djelmoshave bardh e kaltër që po shkruajnë “Histori”. Përpara Drita. Krenaria e Qytetit!”, thuhet në ftesën e klubit drejtuar adhuruesve të volejbollit dhe Dritës në veçanti.

Kujtojmë se në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të kemi ballafaqimin, Peja  – Ferizaj,

Përndryshe, ndeshja Drita – Skënderbeu, transmetohet LIVE nga FVK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.