DYLON

Vetëm 2% e energjisë elektrike prodhohet nga era dhe uji

Avatar photo Redaksia

Kosova vazhdon të mos i shfrytëzoj burimet natyrore për prodhimin e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiente. Ndonëse përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se është hartuar baza ligjore, në terren ekspertët konstatojnë se vetëm 2 % e energjisë prodhohet nga këto burime.

Kosova ka resurse të mjaftueshme për prodhimin e energjisë së ripërtërishme, por deri më tani është vërejtur se vetëm 2% e energjisë prodhohet nga era dhe uji, bën të ditur Maliq Pireci, nga asosacioni kosovarë për energji të ripërtërishme dhe efiçencë.

EkoHigjiena

Zyrtarët e ministrisë së zhvillimit ekonomik, pohojnë se institucionet e Kosovës, kanë bërë progres në hartimin e bazës ligjore të politikave të BE­së , për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçencën dhe sipas tyre, kjo po shkon sipas planit të paraparë për vitet, 2014­ 2018­të.

Bazuar në të statistikat e të dhënave që ka Kosova, Asociacioni Kosovarë për energji të
ripërtëritshme, ka hartuar një sërë projektesh, për shfrytëzimin e burimeve të territorit tonë . Në shkollën verore të këtij asosacioni, që është mundësuar nga organizatat ndërkombëtare, janë inkuadruar shumë studentë , të cilët shprehen optimist për realizimin e projektit për prodhimin e energjisë nga burimet natyrore, si uji , era dhe plehrat organike të kafshëve.

Një ndër komunat që ka më së shumti potencial për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, është ajo e Dragashit. Kuvendi komunal i Dragashit, vitin e kaluar i ka dhënë për shfrytëzim pronën komunale, koncorsiumit “Euroko & Loreto AG “për ndërtimin e minihidrocentraleve në Lumin Brod dhe Restelicë. Banorët e trevës së Gorës, thonë se dëshira për investime në këto anë është e madhe, pasi ata shpresojnë për hapje të vendeve të reja të punës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.