DYLON

Vetëm 100 mijë euro!

Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar mbledhja e dy qeverive shqiptare e mbajtur në qytetin e Prizrenit ku si rezultat kishin nënshkrimin e deklaratave për partneritet strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe formimin e Fondit për Luginën.

Kryeministrat shqiptar Rama e Thaçi gjatë konferencës për shtyp deklaruan se përveç shumës së ndarë për maternitetin në Preshevë,  është themeluar edhe fondi, siç u shpreh kryeministri Thaçi, “humanitar”.

EkoHigjiena

I pyetur disa herë nga gazetarët për vlerën e ndarë për të ndihmuar shqiptarët e Luginës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kjo vlerë do të jetë 100 mijë euro i dedikuar për pajisjen me aparaturën e nevojshme të maternitetit në Preshevë, të cilën proporcionalisht do ta financojnë të dy qeveritë, transmeton Titulli.

Fondi i themeluar për Luginën, sipas Ramës do të jetë i hapur, dhe përveç qeverive që do të derdhin mjete, në te mund të kontribuojnë edhe bizneset dhe institucione të ndryshme private.

Qytetarët e Luginës pritën më shumë  nga qeveritë shqiptare sidomos pas bujës së madhe të krijuar rreth themelimit të Fondit, i cili si fillim mbetet vetes si hapje e një llogarie bankare me zero euro në te.

Ndërsa ndihmën për maternitetin, kryeministri Rama e kishte premtuar gjatë kohës që vizitoi Preshevën dhe me këtë ai po përmbush një premtim të dhënë ndaj qytetarëve preshevar.

Dy komunat tjera, Bujanoci e Medvegja, nga ky takim i qeverive konkretisht nuk kanë arritur të fitojnë asgjë, ndërsa pikërisht këto dy komuna janë më të rrezikuara nga mungesa e investimeve që si pasojë kanë shpërnguljen e shqiptarëve dhe ndryshimin e balancave etnike në favor të serbëve

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.