DYLON

Vetaksident në fshatin Stanishor të Novobërdës, humb jetën një 22 vjeçare

Vetaksident në fshatin Stanishor të Novobërdës, humb jetën një 22 vjeçare
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë me dije se sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura,  me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, ngasësi i veturës ka qenë me katër anëtarë të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet se për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima rreth 22 vjeçare.

EkoHigjiena

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë…”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/