DYLON

Vetaksident me fatalitet

Vetaksident me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vetaksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vet aksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

EkoHigjiena

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.