• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Vështrim psikoanalitik poezisë të Alketë Spahiut

Redaksia 2LONLINE 9 Nëntor, 2013 4 min
 Vështrim psikoanalitik poezisë të Alketë Spahiut

Vështrim psikoanalitik (poezi të autores Alketë Spahiu nga vëllimi poetik “Muza jam unë”)

Linditë RAMUSHI

(2LONLINE) – Për psikoanalistët dhe psikoanalitikët poezia paraqitet si nevojë për shpërthim. Madje Frojd-i ( themeltar i psikoanalizës) e quan artin si mekanizëm mbrojtës që e përdor njeriu. Poezinë e paraqet si nevojë e transferimit të ngacmimeve dhe të disa nevojave të cilat mund të jenë të papranueshme për shoqërinë ndonjëherë, por edhe nga vet vetja jonë. Sipas kësaj qasje, poezia shihet si çlirim i mbushjeve shpirtërore nga përvoja të ndryshme. Akumulim i energjisë, aktiviteteve të ndryshme njerëzore gjegjësisht poetëve, ose krijuesve nga arte të ndryshme. Në poezinë “Nëse do të vish” , autorja e paraqet dëshirën e saj për të plotësuar një mungesë, çfarëdo qoftë ajo. Një lutje, që duket e fshehur në shikim të parë. Në këtë poezi mund të vihen re dy komponentë të qarta: mbrojtja e egos, kur i drejtohet protagonistit “Nëse do të vish”, njëkohësisht ajo racionalizon dëshirën e saj por edhe shpreh mohim. sepse i tregon protagonistit si do të mund të vij por i vë dhe kushte se si duhet të vij. Autorja në këtë poezi e përdor mohimin si mbrojtje të egos së saj, për të mos u ndjerë në ankth për faktin se nuk do që të jetë në pozitë të pritjes.

Egoja njerëzore është e rrezikuar gjithmonë nga ngacmimet e jashtme,  apo thënë ndryshe është në konflikt të vazhdueshëm me atë që është dhe ato që duam. Ndaj ilustrim për këtë është edhe kjo poezi e autores Alketë Spahiu.  “Mbishkrime në akull”, poezi e cila autorja paraqitet duke e treguar forcën e saj për të vendosur se çfarë dhe kush ka rëndësi për të. Është një luftë me egon e saj dhe format e rregullave që ajo i ka vënë. “Mos ma merr heshtjen, ajo më takon mua”. Janë të përziera dy ndjenja; ajo e dashurisë dhe e ndëshkimit. Dashuria paraqitet e lartësuar dhe e ruajtur me kujdes, mllefi,  që duket të shpërthehet me formë ndëshkuese, kur thotë: “do të jesh kryetar i Prioratit të Sionit në botën time zemroide. Autorja përcakton fatin e protagonistit që mund ta ketë tek ajo.

“Vera në Gilan arratiset pa mua” , thot Alketa! Ikja, si veprim i pa dëshiruar në këtë rast, e ndan jetën mes mallit që ka për vendlindjen dhe faktit që duhet ikur. Në këto raste krijohet konflikt mes vetes dhe asaj që na plasohet. Pastaj dalin ngrirjet emocionale për gjërat që duhet bërë e për ato që duhet të lër. Alketa na tregon këtu, se për të qen larg ndodh të të ik vera që s’e shohim, vjen dhe vjeshta që atë e përcjell me dhimbje, njëkohësisht Alketa ikjen e bën me kujtesën e freskët për vendin e saj. Tri gjëra ka theksuar në këtë poezi; malli, dashuria dhe kujtimet janë të bashkëlidhura si pjesë e mendimeve të saj kur ajo është larg. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com