Vështirësitë në të shkruar – Disortografia

Vështirësitë në të shkruar – Disortografia

 Çdo individ përkatësisht fëmijë është i veçantë andaj edhe jo të gjithë mund mësojnë njësoj.

SHkruan: Blerim SHERIFI

 Siç edhe e dijmë njerëzit dhe në këtë rast nxënësit ndryshojnë nga njëri-tjetri në shumë karakteristika si psh: dëshirat, zhvillimi mendor, emocional, fizik, intelektual, stilet e të mësuarit, përvoja, interesat, preferencat e tjera. Andaj këtu kërkohet angazhimi maskimal i prindërve dhe mësuesit në identifikimin e hershëm të vështirësive të të nxënit te fëmijët. 

Meqë edhe në shoqëri flitet e përflitet shumë për mitet dhe jo nga hulumtimet shkencore të bëra  rreth asaj se çfarë sakt ndikon në vështirësi të të nxënit apo si duhet trajtuar fëmijët që hasin në vështirësi në të nxënë. 

Prandaj njëherë e përgjithmonë duhet të demantohet miti që nxënësit me vështirësi në nxënie janë nxënës të vonuar, dembelë, më pak intelegjentë, e që faji të bartet të shkolla, klasa e më së shumti të akuzohet mësuesi siç edhe është bërë praktikë kjo shumë e keqe fatkeqësisht në shoqërinë tonë. 

E them këtë meqë vështirësitë në të nxënë te fëmijët nuk janë përcaktues apo matës  të intelegjencës së  një nxënësi meqë ai mund edhe të jetë shumë intelengjent por ndoshta rezultatet  që ata arrijnë gjatë të nxënit janë të ulta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rezultate. Kësaj here do të flasim për disortografinë- apo njohur ndryshe si vështirësi e gjuhës së shkruar.

Fatkeqësisht sot një numër gjithnjë e në rritje po shfaqet i atyre që kanë vështirësi për të shkruar sakt dhe drejt gjuhën që flasin. Për fat të keq sot nxënës, student, mësimdhënës, zyrtarë të lartë të institucioneve e njerëz të pozitave të ndryshëm bëjnë gabime të ndryshme në të shkruar.

Sipas (McWhirter, J.J.,1977) Disortografia është vështirësia që nxënësit kanë për të shkruar sakt gjuhën që flasin dhe kjo mund të vijë si pasojë e përceptimit dëgjimor dhe visual. Disortografia pra ndikon në aftësinë për të transkriptuar fjalorin  në përputhje  me rregullat e drejtshkrimit të asaj gjuhe dhe nga kjo mund kuptohet se nxënësi fjalët i shkruan të bashkuara  apo ndara me rrokje dhe ashtu edhe i shqipton.

Po cilat janë shkaqet e disortografisë?

  • Mungesa e kujtesës dëgjimore dhe vizulae
  • Vështirësi në orientim – kohë dhe hapsirë
  • Mungesa e vëmendjes( full attention)
  • Fjalor jo i pasur
  • Mungesa motivimit, përkrahjes, inspirimit nga mësuesi dhe prindi
  • Metoda joadekuate e mësimdhënies nga mësuesi dhe mësimnxënies nga vet nxënësi
  • Probleme fonologjike

Fëmijët  e tillë: 

  • ngatërrojnë shkronjat e alfabetit që tingëllojnë njësoj kur shqiptohen, si p.sh. [f] dhe [v], [p] dhe [b], [t] dhe [b], [d] dhe [p], 
  • janë konfuzë kur fonemat u duken njësoj
  • kur grafemat u duken të ngajshme psh b dhe p, m dhe n,a dhe e
  • ndryshojnë renditjen e shkronjave psh lavamani- valaman
  • kur fjala ka dy bashkringëllore psh llumi-lumi
  • zanoret në mes fjalëve psh qielli- qelli

Si duhet trajtuar?

Ne si mësimdhënës dhe prindër duhet që të kemi shumë kujdes dhe vëmendje në rezultatet e arritura nga fëmijët. Fillimisht duhet të shikohet nëse fëmija ka probleme tjera sikur se disleksia apo disgrafia apo edhe diskalukia andaj këshillimi me psikologët duke bërë teste të ndryshme të intelegjencës do na ndihmonte për të përjashtuar dyshimet në lidhje me vështirësitë tjera . 

Duhet sa më shumë të i përkushtohemi drejtshkrimit nga ana e nxënësit si dhe sa ata janë të mire dhe aftë në lexim në mënyrë që të evidentohen të gjitha gabimet e bëra nga nxënësit. Poashtu trajtimi më i mirë do të ishte praktikimi i sa më shumë ushtrimeve të ndryshme si diktime, shkrimi eseve, kopjimi apo edhe shkrimi i teksteve të ndryshme. 

Në fund mësuesit, nxënësit dhe prindërit duhet që në mënyrë të vazhdueshme të punojnë shumë në identifkimin e vështirësive që nxënësit shfaqin gjatë edukimit të tyre.

Jo të gjithë nxënësit mësojnë njësoj!

Blerim SHERIFI

MA i Gjuhës Angleze

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE