(2LONLINE) – Komuna e Vitisë e përkushtuar në zgjedhjen e vështirësive që po has në zbatimin e Planeve Rregulluese Urbane. Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, është duke hasur në disa vështirësi sa i përket çështjeve që lidhën me kërkesat e qytetarëve për leje ndërtimore. Andaj kjo drejtori është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e situatës së krijuar dhe atë bashkërisht me të gjitha mekanizmat ligjore.
Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dionis Ukaj theskoi disa nga vështirësitë me të cilat po haset kjo drejtori. “Kjo drejtori, është duke hasur në disa vështirësi sa i përket çështjeve ndaj kërkesave të qytetarëve për leje ndërtimore.Vështirësitë që janë shfaqur tek ne, janë në Planet Rregulluese Urbane.
Arsyeja e këtyre vështirësive është se shumica e palëve që aplikojnë për Leje Ndërtimore, nuk i plotësoj kushtet duke u bazuar në këto plane, ku një ndër problematikat është, etazhiteti, rrugët si dhe parcelimi” u shpreh Ukaj.
Ai mandej theksoi se duke u bazuar nga kjo, drejtoria po has në vështirësi të realizimit të kërkesave të qytetarëve. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit ka rënë dukshëm edhe numri i Lejeve Ndërtimore, ku vetëm gjatë vitit 2013 janë dhënë 6 leje ndërtimi.
“Pas marrjes së detyrës së drejtorit ,kemi shqyrtuar këto vështirësi me stafin tonë , Kryetarin e Komunës Sokol Haliti, kryesuesin e Kuvendit Naim Pira, si dhe me disa zyrtarë të lartë nga Ministria e Planifikimit Hapësinorë, për të gjetur zgjidhje nga kjo situatë “ u shpreh ai./2lonline/