DYLON

Veseli vizitoi Krushën e Madhe

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të premten se kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës….

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të premten se kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit.

EkoHigjiena

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit dhe të takohet me Fahrije Hotin, kryetare e Kooperativës bujqësore të Grave, “Krusha”.

Kjo ndërmarrje merret me konservimin e prodhimeve bujqësore, specave dhe ajvarit.

Fahrija dhe bashkëpunëtoret e saj janë heroinat e vërteta të ri ngritjes së Kosovës. Dhimbjen e tyre të madhe për humbjen e më të dashurve të tyre ato e kanë kthyer në një vullnet të jashtëzakonshëm për punë, duke arritur rezultate mbresëlënëse.

Një Kosovë ku liria sjell zhvillim e mirëqenie është nderimi më i madh për të rënët tanë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.