Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit, vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Gjatë vizitës në ambientet e sallave të leximit, kryeparlamentari Veseli takoi studentët dhe bashkëbisedoi me ta lidhur me kushtet e studimit, për idetë dhe brengat e tyre.
Po ashtu, kryetari Veseli takoi edhe drejtuesit e Bibliotekës, të cilëve premtoi përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e këtij institucioni të rëndësishëm të dijes, shkencës dhe kulturës.
“Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.