DYLON

Veseli takon anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, deputetët britanikë në IPU dhe në Këshillin e Evropës

Avatar photo Redaksia

Agjenda e takimeve të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Britaninë e Madhe, ka vazhduar me pritjen që atij i ishte rezervuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik.

Në takimin me dy anëtarët e këtij Komisioni, Mike Gapes dhe Stephen Gethins, u bisedua për zhvillimet aktuale në vendin tonë, arritjet e Kosovës në procesin e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, angazhimet për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, aderimin në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe për perspektivën euro-atlantike të vendit tonë.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli falënderoi ligjvënësit britanikë për mbështetjen që Britania e Madhe, si vend mik, i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha këto aspekte, duke theksuar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim, u bisedua gjithashtu edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis dy parlamenteve dhe komisioneve homologe.

Më pas, kryetari Veseli mori pjesë në tryezën me anëtarë të IPU-së dhe Grupit Parlamentar Britanik në Këshillin e Evropës, të kryesuar nga Nigel Evans dhe Sir Roger Gale. Kryetari Veseli theksoi se mirëpret përkrahjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Unionin e Parlamenteve Ndërkombëtare, Këshillin e Evropës, si dhe në organizatat tjera që përfaqësohet nga parlamentet.

Po ashtu, kryetari Veseli ka takuar edhe Lordin George Robertson, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e investimeve, me ç’rast ka theksuar se legjislacioni sa i takon investimeve është shumë i favorshëm dhe Kosova ka çka i ofron investitorëve potencial.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.