Në kuadër të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një takim të veçantë me kryetaren e Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik, Baronesha D’Souza.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet që parlamentet e të dyja vendeve zhvillojnë midis tyre, si dhe për mundësitë e gjetjes së pikave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Duke e falënderuar Baroneshën D’Souza për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Britanik për Kuvendin e Kosovës, kryetari Veseli vlerësoi lart këtë bashkëpunim.
Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Baroneshën edhe me të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, duke rikonfirmuar prioritetet e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, integrimin në familjen e madhe evropiane, si dhe anëtarësimin në NATO.
Kryetari i Kuvendit e ftoi Baroneshën D’Souza për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.