DYLON

Veseli takoi kongresmenin David Price, kryetar i Komisionit të HDP-së

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Davis Price, kryetar i Komisionit House Democracy Partnership (HDP), që përkrah zhvillimin e legjislaturave të pavarura.

Kryetari Veseli e informoi kongresmenin Price me zhvillimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, agjendën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kuvendi.

EkoHigjiena

Ai me këtë rast theksoi se me përgjegjësi promovon transparencën dhe lehtësimin e qasjes së qytetarit në legjislativ, si parime bazë të legjislaturës aktuale.

Kryetari Veseli dhe kongresmeni Price, trajtuan nevojën e shkëmbimit të përvojave legjislative dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës. Kosovës i duhet ndihma për ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit, të komisioneve dhe administratës, në veçanti mbikëqyrjes legjislative dhe buxhetit, theksoi me këtë rast Kryetari Veseli.

Kongresmeni Price vuri në pah se HDP bën promovimin e zhvillimit të demokracisë në mbarë botën si objektiv kryesor i politikës së jashtme amerikane, duke theksuar se është e drejtë e të gjithë njerëzve që të kenë rol në punët e vendit të tyre. Ai më tej ceku se HDP punon drejtpërdrejt me 17 shtete partnere në mbarë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efektive, të pavarura dhe të përgjegjshme.

Kryetari Veseli e falënderoi Kongresmenin Price për bashkëpunimin e deritashëm dhe theksoi se fushat me interes për HDP janë me interes edhe për Kuvendin e Kosovës, sepse i shërbejnë fuqishëm forcimit të institucioneve demokratike.
Bashkëbiseduesit shprehen përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral duke e begatuar me përmbajtje të reja në fushat e interesit të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.