DYLON

Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, takoi Grupin e Miqësisë së Parlamentit Britanik me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me parlamentarët britanikë, krijimin e Grupit të Miqësisë Britani e Madhe – Kosovë, të Parlamentit të Britanisë së Madhe, kryetari Veseli e konsideroi arritje të bashkëpunimit ndërparlamentar midis dy shteteve dhe të një rëndësie të veçantë për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të të gjitha partive të të dyja dhomave të Parlamentit britanik, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly, anëtarë të tjerë të dyja Dhomave të Parlamentit Britanik, si dhe ministri për çështje evropiane, David Liddington.

Kryetari Veseli u shprehu falënderime dhe mirënjohje të thella mikpritësve britanikë për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.