Veseli: “Stupcat”mund të kritikohen por assesi të linçohen
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në lidhje me skeçin e “Stupcave”, ka thënë se i nuk e ka pëlqyer dhe se ata mund të kritikohen, por assesi të linçohen.
Ky është reagimi i Kadri Veselit ne rrjeitn social Facebook.
Në intervistën që kam dhënë sot në gazetën “Koha Ditore”, kam pasur një reagim në lidhje me debatin që ka nxitur një pjesë humoristike e ditëve të fundit, në të cilën subjekt është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo që kam dashur të theksoj është ndarja e humorit të pashije nga respekti për vlerat nacionale që mishëron lufta jonë për liri. Gjithashtu duhet bërë ndarja në mes kritikës dashamirëse dhe reagimeve cenuese me elemente të linçimit ndaj artistëve dhe qytetarëve tanë. Artistët mund të kritikohen për veprat e tyre, por në asnjë mënyrë, nga askush, ata nuk mund të linçohen. Linçimi nuk përkon me idealin e të rënëve të UÇK-së për të qenë të lirë. Duke qenë të lirë gjithmonë bartim edhe mundësinë që të gabojmë. Është mirë që debati i nisur të marrë kahjen e kritikës dashamirëse dhe të zhvillohet larg tendencave linçuese. Edhe në kohërat më të rënda është bërë humor dhe kritikë, sepse askush dhe asgjë nuk është e përkryer.
