DYLON

Veseli: Sot është ditë e shënuar për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Sot, Komisioni Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar si ditë të shënuar e cila konfirmon përkushtimin Kosovës për një rrugë të drejtë të cilën ajo është duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja.

EkoHigjiena

“Dua t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen.

Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam më se i sigurt që bashkërisht do t’ia dalim”, vlerësoi kryetari Veseli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.