DYLON

Veseli: Shteti maqedon t’i trajtoj problemet me maturi dhe mjete demokratike

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i shqetësuar me ngjarjet që po ndodhin në Maqedoni. “Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e tij për ngjarjet e sotme në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë, dhe pikëllimin për humbjen e jetëve njerëzore në këtë ngjarje.

Ne, besojmë se institucionet e shtetit maqedon e kanë gjithë vullnetin dhe kapacitetet që problemet politike dhe tensionet eventuale etnike të trajtohen me maturi dhe mjete demokratike.

EkoHigjiena

Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë dhe për askënd. Ne, besojmë gjithashtu se faktori politik shqiptar në Maqedoni është në nivelin e përfaqësimit adekuat të brengave dhe interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe do të gjej rrugët për tejkalimin e situatave të ngjashme me racionaltet e pjekuri politike. Paqja dhe fqinjësia e mirë janë interes vital i të gjithë shqiptarëve në rajon”, ka shkruar ne Facebook Veseli./Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=159145

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.