DYLON

Veseli: Shkelja e radhës e rektorit Zejnullahu!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve të UP-së, i përcaktuar me anë të normave juridike në fuqi, kundërshton veprimin e sotëm të rektorit të sapozgjedhur prof.dr.Zejnullahu, i cili ka thirrur mbledhjen e Senatit të UP-së vetëm një orë para mbajtjes së tij.

Irfan Veseli. Kryetar i PSUP ka thënë se dihet qartë se mbledhjet e Senatit të UP-së duhet të thirren së paku dyzet e tetë (48), para mbledhjes në mënyrë të shkruar, apo formave të tjera të komunikimit. Kjo për Parlamentin e Studentëve është shkelja e radhës nga profesor Zejnullahu, e cila si i tillë nuk i kontribuon zhvillimeve normale në Universitet.

EkoHigjiena

“Parlamenti Studentorë nuk do të bëhet pjesë e shkeljeve ligjore, duke marrë pjesë në këtë mbledhje, duke bojkotuar atë në mënyrë demonstrative. Për ne përfaqësuesit legjitim të studentëve, të zgjedhur direkt nga vota e tyre, nuk është ndonjë cudi e madhe ky veprim i jashtligjëshëm i profesorit, andaj bëjmë thirrje profesor Zejnullahut që të mundësojë funksionimin normal të UP-së, duke u larguar nga funksioni që momentalisht ushtron jashtligjëshëm në UP”, ka thënë Veseli.

Sipas tij Parlamenti i Studentëve paralajmëron Rektorin e ri se mënyra paqësore e të protestuarit do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit tonë, dorëheqjen e Rektorit Zejnullahu.

eslei tha se Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e studentëve, duke kundërshtuar shkeljet e vazhdueshme në Universitet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.