DYLON

Veseli priti presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev

Avatar photo Redaksia

Tradita e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, është në shërbim të paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli dhe presidenti Plevneliev biseduan për raportet shumë të mira që Kosova dhe Bullgaria kultivojnë ndërmjet tyre në të gjitha nivelet e bashkëpunimit institucional dhe njëherësh vlerësuan se kjo traditë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, i shërben paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit.

Bashkëbiseduesit folën për një rajon të çliruar nga paragjykimet dhe animozitetet e së kaluarës, si dhe për krijimin e një hapësire e cila siguron në mënyrë të lirë qarkullimin e njerëzve, ideve, mallrave dhe investimeve të përbashkëta.

Kryetari Veseli e falënderoi presidentin bullgar për vizitën e tij në Kosovë dhe vlerësoi eksperiencën e Bullgarisë në procesin e integrimeve, nga e cila Kosova mund t’i mësojë gjithçka.

Nga ana e tij, presidenti i Bullgarisë, Plevneliev, falënderoi kryetarin Veseli dhe institucionet e Kosovës për pritjen e ngrohtë që iu bë gjatë vizitës dhe njëherësh garantoi mbështetjen e shtetit të tij për perspektivën e shpejtë euro-atlantike të Kosovës.