DYLON

Veseli priti në takim një delegacion nga Shoqata e të burgosurve politik të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 35-të të demonstratave studentore të vitit 1981, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti në takim një delegacion nga Shoqata e të burgosurve politik të Kosovës. Në takim u bisedua për rëndësinë e pranverës studentore ’81 në forcimin e vetëdijes politike të shqiptarëve në Kosovës dhe influencën e saj në rritjen e mëtutjeshme të lëvizjes kombëtare për liri për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë. Në këtë kontekst kryetari Veseli theksoi se “ngjarjet e vitit 1981, duke vazhduar me shembullin e rezistencës së bacës Adem Demaçi, formësuan modelin e rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe masivizuan pakënaqësinë me këtë regjim”, për të shtuar se “terrori policor ndaj demonstratave të asaj pranvere ishte ekstrem, por lëvizja jonë kombëtare doli më e fuqishme nga ato ngjarje”.
Në takim u bisedua edhe me gjendjen e të burgosurve politikë në Kosovë dhe angazhimet e tyre në proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=62603

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.