DYLON

Veseli: Përvoja parlamentare e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Hungarisë për legjislacionin që përshpejton rrugën e Kosovës në procesin e euro-integrimeve, gjë të cilën e çmoi lart Kryetari Veseli dhe theksoi se Kuvendi ka nevojë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse, kjo rrugë është tashmë duke u finalizuar, veçanërisht pasi Kosova arriti Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

EkoHigjiena

Ambasadori Markusz, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Kosovës dhe agjendën legjislative sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Ambasadori hungarez i dorëzoi Kryetarit Veseli ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën: Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.