/2L ONLINE/ – Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka vlerësuar opozitën në Kosovës si shumë të vogël por, siç u shpreh ai, edhe shumë të ithtë. Sipas tij, ata kanë marr një përgjegjësi të madhe ta përfaqësojnë zëri ne qytetarëve por që janë duke e bërë gabimisht. Veprimet e opozitës Veseli i quajti jo të mira, të padrejta dhe jo institucionale. Për më tepër, ai tha se sjellja e opozitës po e dëmton legjitimiteti politik, legjitimitetin e qytetarëve dhe ua përkujtojë atyre se rruga e vetme është dialogu. Ndërsa, që Hashim Thaçi do të jetë President i Republikës së Kosovës ai tha se është çështje dite më e jo javësh dhe shumë shpejtë kjo do të votohet në parlament sepse është çështje e kryer.
Këto komente, kryeparlamentari dhe zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli i bëri në Gjilan, ku bashkë me kreun e partisë Hashim Thaçin, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe partiak, takuan strukturat, anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së të kësaj ane, transmeton Portali 2LONLINE.
Veseli tha se edhe nga Gjilani dëshiron ta përçojë mesazhin e komunikimit për opozitën, se përfaqësuesit e opozitës duhet të ulen me ta dhe të dialogojnë, se opozita duhet t’i respektojë institucionet, legjitimitetin e tyre, legjitimiteti ne qytetarëve dhe ta ruajnë miqësinë me SHBA-në dhe miqtë të tjerë. Ai tha se edhe në opozitë ka njerëz të mirë por që rruga që kanë zgjedhur tani është e gabuar.
Sa për zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës, Veseli tha se është çështje dite dhe se për këtë askush më nuk duhet të ketë dilema. Ai kërkoi nga anëtarësia dhe mbështetësit e PDK-së të mos bien pre e presionit sepse kjo punë është e kryer dhe se nuk iu kanë dorëzuar presionit të Serbisë e le më të gazit lotsjellës apo koktej mollotovit.
Përndryshe, ai ka vlerësuar liderin e PDK-së për kontributin e tij në parti duke thënë se historia e PDK-së lidhet me emrin e tij dhe se tani i duhej ta lë këtë post dhe se ky është një momentum i ri dhe i vështirë por ja që gjithat Thaçit nuk duhet ti thuhet lamtumirë, por mirë se vjen president.
Ndërsa, sa i përket Gjilanit Veseli ka vlerësuar lartë të gjithë ata që deri më tani kanë kontribuar në këtë subjekt dhe edhe tani kur PDK ka vendos në krye Zenun Pajzitin, fitorja e PDK-së në Gjilan në zgjedhjet e radhës më 2017 është e sigurt. Ai ka përmendur investimet që ka bërë PDK-ja n Gjilan dhe tha se ashtu do të vazhdohet. /2L ONLINE/