Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media nuk do të lejojnë që Kuvendi i Kosovës të shndërrohet në teatër dhe që një pakicë të cenojë vullnetin e shumicës por më parë do të dal pozita nga seanca se sa që do të dal opozita me dhunë.
Veseli tha se kjo që po ndodhë më së paku i duhet vendit tonë dhe se si kryetar i kuvendit po bënë përpjekje që të kaloi kjo situatë dhe që foltorja e Kuvendit të jetë zë i të gjithë qytetarëve.
“Nuk do të lejojmë që Kuvendi të shndërrohet në një teatër sepse është cenim i të drejtave të deputetëve që janë zgjedhur. Nuk do të tolerohet që një pakicë të cenojë vullnetin e shumicës. ka këtu njerëz që mendojnë se me stupcë mund ti zgjedhim çështjen por më së pari do të dal pozita nga seanca se sa opozita, nuk do të ketë dhunë dhe skenarët që janë të shënuar në letër janë momente që do të përdorën vetëm në rast që cenohet stabiliteti i vendit të cilin nuk e shoh që do të ndodhë”, tha ai.
Ai tha se do t’i zgjedhin të gjitha mënyrat që të mos lejojmë bllokimin e punës së kuvendit dhe demokracisë në vend.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=43861