DYLON

Veseli në panelin e Konferencës së Komisionit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është ftuar të marrë pjesë në panelin e Konferencës me temën: “Roli i parlamenteve në fuqizimin e integritetit publik”, të organizuar nga Komisioni për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP) të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington.

Kryetari Veseli prezantoi një historik të shkurtër për traditën e re parlamentare të Republikës së Kosovës, sfidat e Kuvendit, si dhe tejkalimin e tyre në bazë të parimeve demokratike, zbatimit të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

EkoHigjiena

Në vijim të kësaj Konference, Kryetari Veseli foli edhe për aktualitetin politik, sfidat kuvendore pozitë – opozitë, qasjen dhe lidershipin e treguar për tejkalimin e situatës.

Në fund, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga parlamentarët e pranishëm nga vendet e katër kontinenteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.