DYLON

Veseli: Mjekët i kemi të shkëlqyeshëm, por sistemin shëndetësor të dështuar

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë. Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjë lloj kompensimi financiar.

Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, për të shtuar se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar”.
“Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”, theksoi kryetari Veseli.

EkoHigjiena

Më tutje kryetari Veseli theksoi se ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën tonë, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve tanë përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë tonë, sepse duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, këto kuadro detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova.

“Është moment i fundit që të ndërhyjmë dhe t’i japim fund keqmenaxhimit dhe improvizimit në mjekësinë kosovare”, tha kryeparlmamentari Veseli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.