DYLON

Veseli: Mbretëria e Bashkuar, mbështetëse e madhe e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.Kryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi z. O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.

EkoHigjiena

Ambasadori O’Connell, i cili ka qenë prezent në Kosovë në momentet vendimtare në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe është i familjarizuar me kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.

Ai e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Ambasadori O’Connell e siguroi kryeparlamentarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.