DYLON

Veseli kryetar i Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Pasi mbajti fjalimin si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kuvendi u konstituua dhe se në ora 13:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Në fjalën e tij Veseli premtoi respektim të fjalës së deputetëve të pozitës e të opozitës dhe respektim të ligjeve e të rregulloreve.

EkoHigjiena

“Ky Kuvend do të jetë një vend i debateve gjithëpërfshirëse dhe kompromiseve. Ky do të jetë një fillim dhe mision i ri.’, tha kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në fjalën e tij, pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Veseli tha se synim i tyre do të jetë përkushtimi në aprovimin e ligjeve të cilat do të garantojnë një ambient për zhvillim, rrugën për integrime euroatlantike, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

“Unë që nga sot si kryetar i juaji do të respektoj fjalën tuaj si deputet, të opozitës dhe opozitës. Do të angazhohem që debatet tona, të jenë mbi politikat ditore, por në interes të vendit. Ky do të jetë kuvendi që do t’i themeloj dhe forcat e armatosura të Kosovës. Ne duhet bashkërisht të angazhohemi të vazhdojmë traditën si një vend tolerant dhe shembull i bashkëjetese nder fetare dhe etnike. Do të punojmë fuqimisht që pakicat e Kosovës, të mos jenë asnjëherë të rrezikuar nga shumica. Ne kemi përjetuar çka do të thotë të jesh i shtypur. Si kryetar i Kuvendit jam i vendosur që në Kosovë të mos krijohen kurrë më një klimë e tillë, që qytetarët të nënshtrohen në bazë të etnisë”, tha ai.

Veseli më tej premtoi se do të punojnë me përkushtim,për një Kosovë demokratike dhe se që nga nesër do të jenë më të bashkuar dhe më solidar.

Ai po ashtu përmendi vlerat e luftës së UÇK-së dhe Adem Jasharin, për të cilin tha se është një inspirim për qytetarët e këtij vendi.

Veseli foli dhe për veprën e presidentit të ndjerë Ibarhim Rugova , i cili sipas tij arriti t’i mobilizoj të gjitha shtresat e shoqërisë, për liri dhe pavarësi.

Ai, pas fjalimi në gjuhen shqipe, iu drejtua deputetëve edhe në gjuhën serbe

Kadri Veseli zyrtarisht kryetar i Kuvendit

Me 71 për, 42 kundër dhe 1 apstenim, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Por jo të gjithë deputetët e LDK-së votuan pro Veselit. Kundër Veselit kryetar votuan këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.

Janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët, nga PDK Xhavit Halitin, LDK Sabri Hamitin dhe Vetëvendosje Glauk Konjuvca.

Partitë opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit, para se kryetari i ri i Kuvendit, Kadri Veseli ta fillonte fjalimin e tij, ndërsa në sallë mbetën vetëm deputetët e koalicionit PDK-LDK.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje para se ta nominoj Glauk Konjufcën për nënkrytar të Kuvendit ka thënë:

“Konfirmim më të madh për krim ndaj demokracise nuk pat se sa vendosja në krye të Kuvendit të Kosovës të njeriut të nëntokës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe atë me votën e LDK-së”.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=12725