DYLON

Veseli: Kosova vazhdon të ketë nevojë për investime të huaja

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim një delegacion të gjerë nga Komisioni për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen i Gjermanisë, i përbërë nga katër parti parlamentare. Parlamentarët gjermanë u interesuan për zhvillimet politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për klimën e investimeve dhe bazën ligjore që Kosova ka ndërtuar në këtë fushë.

Duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunim ekonomik midis vendeve të rajonit, mysafirët nga Gjermania shprehën interesimin e tyre për qasjen e Kosovës ndaj investitorëve të huaj potencialë, veçanërisht atyre gjermanë, si dhe për pasuritë natyrore që posedon vendi ynë.

EkoHigjiena

Duke falënderuar delegacionin gjerman për mbështetjen e deritashme të Gjermanisë ndaj Kosovë në të gjitha sferat, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi se Berlini zyrtar vazhdon të mbetet një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Kryetari Veseli tha se Kosova vazhdon të ketë nevojë për investime të huaja dhe në këtë drejtim, theksoi domosdoshmërinë e një pranie më të madhe të bizneseve gjermane në vendin tonë. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit, duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët e huaj.

Kryetari Veseli e njoftoi delegacionin nga landi Nordrhein Westfalen me zhvillimet e tjera politike në vendin tonë, angazhimet e përditshme të institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti ligjor dhe funksional, si dhe aspiratat euro-atlantike.

Në këtë takim, kryetari Veseli përmendi edhe prezencën e madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani, duke e konsideruar atë një urë të rëndësishme lidhjeje dhe bashkëpunimi midis dy shteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.