DYLON

Veseli: Kosova faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, ambasadore jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Veseli vlerësoi kontributin e Kanadasë në proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke vënë në pah se Kosova është vend me perspektivë të qartë evropiane, faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në Ballkan, e orientuar thellësisht në zhvillimin ekonomik dhe partneritetin e dëshmuar euro-atlantik.

EkoHigjiena

Në takim u cek se zhvillimi ekonomik është qenësor për thellimin e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë, duke vënë theksin te mirëqenia e qytetarëve, e cila duhet të jetë në fokusin e punës permanente të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ambasadorja e Kanadasë, Louise LaRocque, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke siguruar kryekuvendarin Veseli se Kanadaja do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli e falënderoi Ambasadoren LaRocque për kontributin e saj dhe të vendit të saj në promovimin e vlerave të vendit tonë, duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me interes për të dyja vendet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.