DYLON

Veseli ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në kujtim të Epopesë së UÇK-së, sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në nderim të veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari Veseli vendosi buqetë me lule pranë varrit të tij.

“Nëse ka vend ku kombi ynë çdo ditë duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për vendin, është Prekazi dhe Familja Jashari. Prekazi është vendi ku duhet të mësojmë se si punohet për vendin. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, Lavdi Familjes Jashari!”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

EkoHigjiena

Pas homazheve, kryetari Veseli vizitoi edhe familjen Jashari, me ç’rast u prit nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=61838

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.