Veseli i quan fundërrina të arrestuarit në Badovc
Kryekuvendari Kadri Veseli i ka quajtur fundërrina pesë personat të cilët u arrestuan të shtunën nën dyshimin për terrorizëm në liqenin e Badovcit. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kënaqur me institucionet e tyre pasi sipas tij arritën t`i kapin këta persona menjëhrë. Ai ka theksuar se Kosova duhet të jetë krenare për efikasitetin e organeve të drejtësisë.
“Të gjithë ne jemi tmerruar në qoftë se kemi individ të cilët mendojnë ta cenojnë jetën e bashkëkombësve të vet apo çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Presim përfundimin e hetimeve në mënyrë që të kemi gjykim. Ende nuk e kemi informacione të konfirmuara nëse kanë qenë pjesëtarë të ISIS-it famëkeq, por ajo që duhet përçojmë si mesazh është mirë në qoftë se kanë ndjenja, vetëdije, familje, në qoftë se janë njerëz që besojnë në Zotit dhe në qoftë se janë njerëz që i besojnë edhe të dërguarit të Zotit Muhamedit, po flas në gjuhën pasi jemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, që të mos ta marrin në qafë këtë popull,pasi janë duke na dëmtuar”, ka theksuar Veseli.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=36475
