DYLON

Veseli e falënderon ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, për gjithçka që ka bërë për Kosovën

Veseli e falënderon ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, për gjithçka që ka bërë për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila po qëndron në vendin tonë, në kuadër të manifestimeve me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi ish-sekretaren Albright që u është bashkuar qytetarëve të Kosovës në kremten e 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

EkoHigjiena

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ndërkaq, duke falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, tha se po ndihet si në shtëpinë e saj.

Kryeparlamentari Veseli dhe ish-sekretarja Albright folën edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe miqësinë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, si dhe për perspektivën e qartë euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.